Në Liverpul u shqetësuan shumë, dhe po ashtu mjaft tifozë të të kuqve, si dhe senegalezë. Sadio Mane pati një përplasje të fortë me portierin e Kepit të Gjelbër, por u lejua të vazhdonte të ishte në fushë. Portieri Vozinja u përjashtua me të kuq për atë përplasje, ndërsa Mane shënoi golin e parë për Senegalin në ndeshjen e të 16-ve të finaleve të Kupës së Afrikës. Ai goditi shtyllën dy minuta pasi filloi ndeshja, ndërsa realizoi në minutën e 62-të, kur Kepi i Gjelbër kishte mbetur me 10 lojtarë. Ai që e zëvendësoi, Bamba Dieng, shënoi golin e dytë duke vulosur rezultatin 2-0. Gjithsesi, sulmuesi i Liverpulit është në dyshim për ndeshjen çerekfinale të së dielës.
Sfidanti.al