Nole do të shfaqet sërish në fushat e lojës në tenis, shumë shpejt pas Australian Openit ku nuk e lejuan që të luante. Tenisti serb, ende numri 1 i botës, do të jetë në ATP 500 në Dubai, ku është regjistruar dhe është i lejuar që të marrë pjesë. Ky turne do të jetë nga 14 deri në 26 shkurt, ndërsa masat që duhen respektuar është që të bëhen disa teste PCR, me njërin prej tyre 72 orë përpara fluturimit për në Lindjen e Mesme. Vaksinimi nuk është kusht, ndërsa Gjokoviç ka marrë garanci, për momentin, se mund të luajë pa probleme edhe në Grand Slemin e Uimbëlldonit, por ndoshta edhe në “Rolan Garos” të Parisit.
Sfidanti.al