Levandovski dhe Tomas Myler nuk e vazhduan “gjahun” për rekordet

Në fitoren 4-1 të Bajernit në fushën e Hertës spikatën dy futbollistë, por jo edhe aq për mirë. Robert Levandovski nuk arriti të shënonte këtë herë, ndërsa Tomas Myleri nuk mundi të jepte asiste, qoftë edhe një të vetëm, ndonëse shënoi gol. Sulmuesi polak kishte 23 rrjeta në 19 ndeshje dhe vazhdon të synojë rekordin e tij personal me 41 gola në një sezon të Bundesligës. Rekordin e vendosi vjet duke thyer atë të Gerd Mylerit me 40. Natyrisht, ai i ka mundësitë sepse me 23 gola në 20 ndeshje, ka ecurinë e duhur, ndërsa ka ndodhur edhe më parë në këtë edicion të Bundesligës që nuk ka shënuar, siç ndodhi ndaj Fyrtit, Frankfurtit, Bilefeldit dhe Maincit. Myleri ndërkaq ka 18 asistë deri tani, një arritje e jashtëzakonshme, gjithashtu në 20 ndeshje. Ai mundet ta thyejë rekordin e tij personal të një sezoni në kampionat, që e ka me 21, sepse i mjaftojnë 4 asistë në 14 ndeshjet e mbetura.

Sfidanti.al