Inzagi: Çfarë lodhjeje të luftosh për të fituar të gjitha trofetë!

Është një nga skuadrat jo edhe aq të shumta që lufton në çdo “front”. Interi i trajnerit Simone Inzagi ngjan shumë me Mançester Sitin. Realin e Madridit, Bajernin apo Paris SG, si ekipet e vetme në Europë që mund të thonë me gojën plot se mund të fitojnë çdo trofe. Gjithsesi, kjo rendje pas gjithçkaje po ndihet, siç u duk në ndeshjen e djeshme kundër Venecias në Serinë A. Zikaltërit vërtet fituan dhe dominuan, por çfarë vuajtje për të marrë tri pikët, diçka që u arrit vetëm në minutën e 90-të me golin e Edin Xhekos.

“Duam që të shkojmë përpara në çdo konkurrim, – tha Inzagi më pas, – çdo javë skuadrat në Serinë A bëhet më të vështira për t’u mundur. Jemi shumë të lodhur, edhe sepse dy ndeshjet e kaluara (Superkupa, Kupa) ishin me shtesë, si ndaj Juves, ashtu edhe kundër Empolit. Duhet të pushojmë mirë këto ditë sepse na pret një tjetër seri e vështirë dhe e rëndësishme. Ne besuam deri në fund për fitoren, por pësimi i golit nda e vështirësoi punën e sidomos fusha e “San Siros”. Nuk është justifikim, por është e vërtetë. Një fushë e fortë, e thatë, e parregullt, që na pengon edhe neve, edhe Milanit. Kam besim se dy klubet do ta gjejnë një zgjidhje”. Interi kryeson Serinë A me 5 pikë më shumë se Milani.

Sfidanti.al