Nuk dihet nëse do të pranonte apo jo, ndërsa pohon se i vetmi nga pala kuqezi që i telefonoi kishte qenë Lorik Cana, kapiteni i asaj kohe. Granit Xhaka, kapiteni i Zvicrës dhe yll i Arsenalit, përsërit në një intervistë të fundit versionin e tij se Federata Shqiptare e Futbollit nuk e deshi në kombëtare, duke mos u interesuar për të. Në të kundërt, trajneri i Zvicrës, Otmar Hicfeld, pati interesim konkret duke e takuar atë dhe familjen. “Isha shumë i ri, ndoshta 16 vjeç, – thotë ai, – kur babai na ofroi mua dhe Taulantin për Shqipërinë, por nuk pati interesim. i vetmi që më ka thirrur në kombëtare dhe nuk ia harroj kurrë është Lorik Cana. Prej federatës nuk ka pasur interesim. Me Zvicrën ishte ndryshe, sepse interesimi ishte konkret”.
Sfidanti.al