Një ekip me katër sulmues ndoshta mund të ishte i përshtatshëm për skemën e shumë dekadave më parë, 4-2-4, por aspak për futbollin e sotëm. Gjithsesi, FIFA u detyrua të bënte “arnime” dhe kombinime të çuditshme për të përfshirë dy superyjet e vjetër në formacionin e vitit. Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo ia dolën që të hynin si titullarë, në një ekip me 4 sulmues. Bashkë me argjentinasin dhe portugezin ishin edhe Robert Levandovski dhe Erling Haland por, jo Karim Benzema dhe Mohamed Salah. Habia tjetër ishte që portieri më i mirë vitit i FIFA-s, Mendi i Çelsit, nuk u përfshi në formacionin e vitit, pasi aty hyri Donaruma.
Formacioni i vitit 2021 (3-3-4): Xhanluixhi Donaruma (Çelsi, Itali), David Alaba (Real, Austri), Ruben Dias (Man. Siti, Portugali), Leonardo Bonuçi (Juventus, Itali), Ngolo Kante (Çelsi, Francë), Zhorzhinjo (Çelsi, Itali), Kevin De Brujn (Man. Siti, Belgjikë), Lionel Mesi (Paris SG, Argjentinë), Kristiano Ronaldo (Man. Junajtid, Portugali), Erling Haland (Dortmund, Norvegji), Robert Levandovski (Bajern, Poloni).
Sfidanti.al