Nuk e kishte aspak gabim Nastradini kur futi mëngën e palltos së shtrenjtë në pjatën e supër. “Veshja-kopileshja”, thonë shqiptarët, që përkthehet se reklama shet mallin, por keqardhja është shumë e madhe për një “mall” si Tomas Myleri, që nuk ka dëshirë t’i bëjë reklamë vetes. Sulmuesi gjerman i Bajernit është lojtari me më shumë asiste në Bundesligë në histori, të paktën që kur statistikat nisën të llogariteshin. Ai ka 150 pasime për gol, dhe në të gjitha ligat e rëndësishme të Europës që nga viti 2008, askush nuk ka më shumë se ai me përjashtim të magjistarit Lionel Mesi, që ka arritur në 180. “Nuk ka lojtar më shumë të nënvleftësuar sesa Tomas Myleri”, – shkruajnë mediat dhe tifozët në rrjetet sociale. “Ku janë lavdërimet për të?”, shkruajnë tifozët e Bajernit në Venezuelë.
Sfidanti.al