Ia arritëm edhe kësaj dite kur futbolli i vajzave, ndoshta jo aq i shpejtë dhe emocional sa ai i djemve, të ketë po atë vlerësim. Plot 85 000 bileta janë shitur brenda një jave në “Kamp Nou” për duelin El Klasiko mes Barcelonës dhe Realit të Madridit që do të luhet në 30 mars për Ligën e Kampionëve. Po rrezikohet edhe rekordi i finales së Kupës së Botës për femra, me 90 000 në stadiumin e Pasadenës në SHBA në 1999. Do të luhet për çerekfinalet dhe do të jetë hera e parë që do të ketë një sfidë të tillë në këtë nivel.
Sfidanti.al