Sa mirë që Pavar është stërvitur siç duhet tek Bajerni edhe për … intervistat!

Nuk kuptohej mirë se përse, porse në Mynih ishin shumë të shqetësuar kur mbrojtësi i kombëtares së Francës jepte deklarata për mediat. Shpesh ai thoshte gjëra që nuk duheshin, dhe krijonte probleme, ndonëse për fat në Gjermani presioni është më i vogël nga ana mediatike sesa në Angli, Spanjë apo Itali. Gjithsesi, tek Bajerni po vërejnë me kënaqësi se Benzhame Pavar (Benjamin Pavard) është “stërvitur” tashmë siç duhet edhe për intervistat. Mediat pranë tifozëve theksojnë se shprehjet e tij të kohëve të fundit janë “politikisht korrekte”. “Levandovski meritonte Topin e Artë, ai dhe Benzema janë sulmuesit më të mirë në botë”, – ishte një deklaratë e Pavarit. “Është diçka e madhe dhe krenari që luajta 100 ndeshje për këtë klub të famshëm”, – tha ai para disa javësh. “Ne nuk kemi frikë nga askush, jemi Bajerni, një nga ekipet më të mirë të botës, s’kemi frikë as nga PSG-ja”, – ishte shprehja tjetër. Ky është shpirti i duhur, thonë në Mynih.

Sfidanti.al