Është 36 vjeç, por tek Reali thonë “sa mirë që futbollin e luajnë yje si Modriçi”!

Futbollisti kroat është kthyer vërtet në një simbol të madh dhe ka vendosur të mos e ndjejë peshën e viteve. Kampioni i botës me Kroacinë në 2018, fitues i Topit të Artë dhe çmimit të FIFA-s atë vit, vazhdon të mrekullojë me nivelin e tij edhe pse është 36 vjeç. Ai shkëlqeu kaq shumë në finalen e Superkupës së Spanjës (shënoi gol) saqë e përditshmja “Marka” shkruajti: “Sa mirë që futbollin e luajnë njerëz si Modriç”, ndërsa më pas siguron se “mos u shqetësoni sepse Modriçi do të rinovojë edhe për një vit tjetër”. Pra, mjeshtri kroat do të vazhdojë me fanelën “merenges” deri në 2023, një garanci që mesfusha e Realit do të ketë klasin që i duhet, në krah të Toni Krosit dhe Kasemiros apo edhe Fede Valverdes.

Sfidanti.al