Tifozët sulmojnë presidentin Levi: Jepi Kontes yjet që kërkon

Pa përforcime nuk mund të ketë konkurrim me më të mirët në Angli dhe tek Totenhemi kanë 14 vjet që presin. Man. Siti, Liverpuli, Çelsi dhe Man. Junajtidi kanë investuar më shumë sesa Spërsat, madje edhe Arsenali apo Uest Hemi kanë bërë lëvizje, ndërsa presidenti Daniel Levi deri tani ka qenë në rolin e “biznesmenit”. Pas eleminimit nga Kupa e Ligës, kur Totenhemi ishte sërish inferior ndaj Çelsit, tifozët sulmuan Levin, ndërsa mediat kërkuan që klubi të mbështesë trajnerin Antonio Konte. Synimet e tij janë Dushan Vlahoviç dhe Adama Traore, për të cilët duhen shpenzime. Traore vlen 20 milionë paundë stërlina, ndërsa Vlahoviç mund të arrijë në 70 milionë euro si dhe me rrogën 300 000 paundë stërlina në javë, dhe këta duhen për tani në janar, ndonëse sulmuesi serb mund të pritet deri në verë. Një tjetër lojtar është Frank Kesi i Milanit, por edhe Xhesi Lingard që përfundon kontratën me Man. Junajtidin në verë.

Sfidanti.al