Përse Bajerni i dha Kingsli Komanit 100 milionë USD në 6 vjet?!

I tillë është ligji i tregut, ai që ndikon së pari mbi gjithçka. Në Mynih vërtet nuk janë mësuar të shpenzojnë sa në Madrid, Barcelonë, Mançester, Londër apo Paris, por rrjedha duhet ndjekur, ndryshe mbetesh pa gjë. Pasuria e futbollit vazhdon të rritet dhe Ligji Bosman bën që kjo të shkojë sidomos tek ata që luajnë. Bajerni pranoi se duhet të shpenzojë 100 milionë USD deri në 2027 për francezin Kingsli Koman, sepse ky lojtar ka talentin për të krijuar dhe për të shënuar gola. Plus, që është përshtatur dhe mësuar me ekipin. Rroga para taksave do të jetë 19 milionë USD në vit, ndoshta rreth 15 milionë euro, plus klauzola për përfitime të ndryshme (që e ngjitin në 17 milionë euro). Pas akordit foli ish-presidenti Uli Hënes që tha se “marrëveshja nuk ka të bëjë vetëm me paratë, por me suksesin, pasi pak klube mund të ofrojnë sa Bajerni”.

Sfidanti.al