Ishte një demonstrim force që, të paktën për momentin, shkakton frikë. NBA kuptoi se çdo të thotë një Bruklin Nets në formën maksimale, me treshen e madhe në fushë dhe kjo u tregua në triumfin monstruoz në Arenën e Çikagos. Skuadra kryesuese e Konferencës Lindore pësoi një disfatë të rëndë, 112-138, pra me 26 pikë diferencë. Kevin Duranti shënoi 27 pikë dhe pati 9 asistë. Xhejms Harden, i kthyer nga dëmtimi, shtoi 25 pikë, 7 topa në tabela dhe 16 asistë. Kajri Irving nuk bëri aq shumë, shënoi vetëm 9 pikë, 4 topa në tabela e 3 asistë, por Mills shtoi 21 pikë dhe Sharp 20. Zak Lavinë shënoi 22 pikë për Çikagon, Vuçeviç shtoi 14, DeRozan 19 dhe Uajt 16, por Bullsat nuk u ngritën në shkallën e duhur, edhe pse kryesojnë Lindjen me 27 fitore e 12 humbje, ndaj 26 fitoreve e 14 humbjeve të Bruklinit në vendin e dytë.
Sfidanti.al