Sasuolo i bën ftesë Bajramit duke fituar thellë në Empoli

Mesfushori i kombëtares shqiptare është një nga lojtarët e pëlqyer në janar, dhe pikërisht Sasuolo apo Kaljari mund ta kërkojnë në ekip. Bardhëjeshilët ia treguan ftesën në ndeshjen direkte duke fituar 5-1 në fushën e Empolit e duke i thënë se janë skuadër me më shumë cilësi sesa toskanët. Me lojtarë si Berardi, Raspadori e Skamaka, vërtet Sasuolo u tregua shumë e fortë duke kaluar gjithnjë në epërsi, por duke përfituar nga kartoni i kuq i Vitit në 60’ që ndryshoi raportet plotësisht dhe thelloi rezultatin nga 1-2 në 1-5. Edhe Nedim Bajrami luajti pak a shumë po kaq, 64 minuta i zëvendësuar edhe për ndryshim taktik, por edhe për lodhje. Për aq sa ishte në fushë u përpoq të kontributonte me pasime për shokët, duke qenë një nga aktivët. Nuk dihet se çfarë do të vendosë tani në janar, do të vazhdojë në Empoli apo mund të shkojë te Sasuolo, gjithnjë nëse klubet bien dakord. Për momentin, të dy ekipet kanë nga 28 pikë në mesin e renditjes së Serisë A.

Sfidanti.al