Liverpuli e Totenhemi shpëtojnë me gjak të ngrirë në Kupë

Kaluan në raundin e katërt dhe tani kanë short të mirë, por çfarë hoqën për të arritur deri aty. Liverpuli e Totenhemi ishin dy nga gjigandët e Kupës së Anglisë që mund “t’i kishin larë duart” nga konkurrimi, ndërsa u ndodhën në humbje në fushat e tyre. Shrusbëri shënoi në “Anfild” në 27’ me Daniel Udohun, ndërsa të kuqtë reaguan shpejt. Keid Gordon në 34’, Fabinjo me penallti në 44’, Firmino në 78’ dhe sërish Fabinjo në 93’ vulosën shifrat 4-1.

Totenhemi e pati më keq pasi ishte në humbje në shtëpi me Morekambin modest, sepse Entoni O’Konor shënoi në 33’. U desh të hidheshin në fushë Harri Kejn, Lukas Moura dhe Emerson që rezultati të përmbysej në 3-1. Uinks shënoi në 74’, Moura në 85’ dhe Kejn në 88’. Në turin e katërt këto janë çifte të përcaktuara: Liverpul-Kardif, Man. Siti-Fulham, Totenhem-Brajton, Kiderminster-Uest Hem, Everton-Brentford, Çelsi-Plimuth, Sauthempton-Koventri, Kembrixh-Luton, Piterborou-QPR, Hadërsfild-Barnslej, Bournemuth-Boreham Ud, Kristël Palas-Hartlepul.

Sfidanti.al