Reali ëndërron titujt me dyshen Benzema-Vinisius!

Në nivel kampionati askush nuk është si kjo dyshe në Europë, dhe barazimin e gjejnë vetëm tek çifti i Bajernit, Levandovski-Gnabri. Reali mund të ndihet i lumtur që ka një vijë të tillë sulmi me lojtarë si Karim Benzema dhe Vinisius Zhunior, me 29 gola gjithsej në La Liga, nga të cilët 17 francezi dhe 12 braziliani. Levandovski ka 20 tek Bajerni dhe Gnabri 9, ndërsa Salah (16) e Zhota (10) tek Liverpuli janë në kuotën 26 të dy së bashku. Po afron El Klasiko dhe afrojnë ndeshjet e Superkupës së Spanjës, që janë të rëndësishme për tifozët e për ekipin, dhe shpresa është e madhe tek dyshja që dikur ishte armike. Në total, gjatë sezonit ata kanë 36 gola dhe 17 asiste. Benzema ka arritur 301 gola për Realin, i katërti lojtar që ia del pas Kristiano Ronaldos, Raulit dhe Di Stefanos, ndërsa mund të fitojë për herë të parë Këpucën e Artë në Spanjë duke pasur 17 gola në 20 ndeshje.

Sfidanti.al