Problemi kryesor quhet Kovidi, edhe pse në kontinentin “e zi” nuk ka qenë ndoshta aq i ashpër sa në vendet e tjera të botës. Në Kamerun nis Kupa e Afrikës, në një edicion që pritet me shpresë nga vendasit, por edhe me frikë për atë se çfarë mund të ndodhë në një turne të madh. “Pas 50 vjetësh kupa erdhi sërish tek ne, – thotë Samuel Eto, presidenti i ri i Federatës, – dhe që lojtarët erdhën nga Europa”. Vendasit thonë se ata janë gati, ashtu siç ishte Europa dhe Amerika e Jugut, ndonëse punimet në stadiume vazhdojë, madje edhe në atë ku sot luhet ndeshja e parë, Kamerun-Burkina Faso. Shumë punëtorë kanë fjetur në vendin e punës krejtësisht të lodhur, ndërsa ka skuadra kombëtare që ankohen për nivelin e masave të sigurisë. Burkina Faso ishte një nga protestuesit, duke kërcënuar edhe bojkot. Shpresa është që gjithçka të shkojë mirë.
Sfidanti.al