Paolo Maldini është i kënaqur me faktin se Teo Hernandez dhe Benaser janë në rrugë të përparuar për të pasur kontratat e reja në klub. Rezultatet në Serinë A po japin shpresë tek Milani, dhe disa nga lojtarët kryesorë po binden se e ardhmja do të jetë e mirë pavarësisht eleminimit nga Championsi. “Rinovimet me Teon dhe Benaserin kanë përparuar, – thotë Maldini, – po flasim me Leaon”. Pikërisht, kjo është çështja e rëndësishme tashmë, që Milani të mbajë lojtarët më të mirë për të mundur të konkurrojë me Interin për titullin dhe për të qenë pjesëmarrës i përhershëm në Ligën e Kampionëve. Sipas analistëve në Itali, Rafael Leao mund të jetë një lojtar që mund të bëjë diferencën në një të ardhme të shpejt, sepse ka shumë talent. Nga ana tjetër është Kesi, një mesfushor që është vlerësuar shtyllë, por që kërkohet në Angli dhe tek Paris SG. “La Gazeta delo Sport” thotë se bisedimet mbeten të vështira, por shpresa sot është më e madhe se dje.
Sfidanti.al