Vendimtare për argjentinasin është periudha për të cilën jepet vlerësimi nga qeveria e futbollit botëror. Flasim për kohën nga 10 gushti 2020 deri në 8 korrik 2021, pra që përfshin sezonin e kaluar. Në këtë periudhë, Lionel Mesi ka pasur 43 gola e 17 asistë në 57 ndeshje, duke qenë me mesatare diçka më poshtë se Robert Levandovski (51 gola e 8 asistë në 44 ndeshje), por duke dhënë kontribut me 276 driblime ndaj vetëm 41 të polakut, 93 të Ronaldos apo 172 të Kilian Mbapesë, 150 pasime vendimtare, shumë më tepër se rivalët, raste të mëdha të krijuara, pikë të fituara dhe çmimin e lojtarit të ndeshjes. Të gjitha këto e bëjnë Mesin favorit për këtë vit. Votimi do të bëhet nga përfaqësues të mediave, nga trajnerë dhe kapitenë të kombëtareve, dhe po ashtu opinioni publik, me të katër grupet që kanë të drejtën e 25 për qind të votave.
Sfidanti.al