Kampionëve nuk u mjafton vetëm Janis Adetokumbo

Jo më kot Lebron Xhejmsi ka thënë këto kohë se është gjëja më e vështirë të fitosh ndeshje në NBA. E provoi Miluoki Baksi, pavarësisht provës së madhe të kapitenit Janis Adetokumbo, ndërsa mungesat e shumta nuk të japin asnjë shans. Është kohë Kovidi, vazhdojnë infektimet me Omikron në një numër të lartë dhe rregullat janë që lojtarët izolohen. Miluoki nuk pati Bruk Lopezin, DiVincenzon, Hillin, Alenin, Konautonin dhe Holidein në fushën e Sharlotës ku edhe u mund 106-114. Adetokumbo shënoi 43 pikë, kapi 12 topa në tabela, shërbeu 3 asistë, vodhi 1 top e bllokoi dy gjuajtje, por ishte pak edhe pse luajti gati 37 minuta. Miluoki, kampion në fuqi i NBA-së, pësoi humbjen e tretë në 4 ndeshjet e fundit, duke qenë në një mini-krizë.

Sfidanti.al