Mbrojtja e Çelsit është bërë si “shoshë”, ekipi i Tuhelit dorëzon fitoret!

Kur ke ndonjë dyshim lidhur me atë që po ndodh me një skuadër futbolli, mundesh fare mirë t’u drejtohesh statistikave. Kështu bëjnë mediat angleze për të “skanuar” Çelsin dhe menjëherë nxjerrin problemet që ka skuadra londineze. Sipas “Deili Meilit” (Daily Mail), ekipi i trajnerit Tomas Tuhel ka humbur 11 pikë pikërisht në ndeshje ku ka qenë në avantazh, duke mos e pasur më aftësinë për të mbrojtur fitoren. Nga ana tjetër, loja në mbrojtje është dobësuar dhe Çelsi ka marrë shumë më tepër gjuajtje në portën e tij në këtë periudhë, sesa më parë. Natyrisht, të gjitha këto janë të lidhura edhe me rastet me Kovid dhe me dëmtimet.

Sfidanti.al