Kush e ka harruar krizën që pati raporti i Mauros me të shoqen, Uandën, kur doli historia e sulmuesit të Paris SG me modelen nga Argjentina. Çina Suarez u bë “molla e sherrit” mes burrit dhe gruas, ndonëse tashmë kjo gjë është lënë pas. Gjithsesi, historitë e familjes vazhdimisht janë në vitrinë, një lloj biznesi ky që vlen më shumë sesa jeta private. Së fundmi, Ikardi shkarkoi një truprojë që mbronte Uanda Narën, gruan dhe agjenten e tij, sepse me të vërtetë ai njeri kishte shkuar shumë larg. Agustin Longeira kishte bërë komente të “avancuara” për Uandën, në bisedë virtuale në rrjetet sociale. “Unë e dua atë”, ishin fjalët e tij, ndërsa pohoi se “kush nuk do të donte”, kur u ngacmua nëse “do të dojë të depërtoje në trupin e Uandës?”
Sfidanti.al