Presidentit Daniel Levi i tha vetëm 2 javë pas mbërritjes, se skuadra nuk është në gjendje për të zënë 4 vendet e para me këtë përbërje që ka. Totenhemi nuk është aspak i fortë sa kërkohet për në zonën Champions dhe trajneri Antonio Konte ka menduar përforcime. Në Angli flasin për një interesim të tij për Kesin e Milanit, që nuk ka rinovuar me klubin italian. Konte mund të bëjë një parakontratë me mesfushorin që në janar, madje mund t’i bëjë ofertë Milanit tani për të mos e lënë transferimin në verë. Po ashtu, nga Italia thonë se trajneri i Totenhemit interesohet edhe për Kulushevskin e Juves për të cilin mund të paguhen 30-40 milionë euro. Vetë Konte ka deklaruar se do të duhen vite për të ndërtuar një Totenhem të fortë që të luftojë për trofe.
Sfidanti.al