E thotë vetë ish-numri 1 zikaltër që prej disa vjetësh është tërhequr nga prona e tij. Masimo Morati ishte president i Interit nga 1995 deri në 2013 duke shpenzuar mbi 1 miliardë euro (ndoshta 1.5 miliardë) nga pasuria e tij për të forcuar ekipin me blerje të lojtarëve të mëdhenj. Në moshën 76-vjeçare, Morati thotë se ai ishte presidenti i fundit tifoz i futbollit, ndërsa sot klubet drejtohen nga njerëz që i cilësojnë si biznes. “Vuaja me Ronaldon, – thotë ai, – ëndërroja të merrja Kantonanë”. Morati është presidenti më i suksesshëm i Interit në histori, duke kaluar babanë e tij, Anxhelo Morati.
Sfidanti.al