Golshënuesi i vitit, Levandovski bën “hatrik” ndaj rivalëve!

Askush si ai, madje me diferencë. Sulmuesi i Bajernit të Mynihut nuk ka dashur t’ia dijë për konkurrencën gjatë 2021-it duke u shpallur “Mbreti i golit”. Polaku arriti shifrën e jashtëzakonshme të 69 rrjetave, duke lënë pas yjet e tjerë më të mirë të sulmit në Europë. Pas Levës, është Kilian Mbape që ka shënuar 51 gola në 2021, Haland ka 49, Benzema ka 47, Kristiano Ronaldo po 47, ndërsa Lionel Mesi 43 gola. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Levandovskin që shënoi 47 gola në 44 ndeshje në 2020 dhe 54 gola në 58 ndeshje në 2019.

Sfidanti.al