Nejmar: Jam frymëzuar nga braziliani i madh, Ronaldinjo!

Diferencën e moshës e kanë 12 vjet, thuajse një brez futbolli, ndonëse këto kohë lojtarët qendrojnë më gjatë në profesion. Nejmar nisi shkëlqimin e tij kur Ronaldinjo nisi perëndimin, por gjithsesi sot pohon se ka marrë shembull nga patrioti i tij. “Ronaldinjo ka qenë frymëzim për mua, – tha ylli i Paris SG, – dhe jo vetëm për mua, por për të gjithë brazilianët. Ai riktheu futbollin “joga bonito” (zhoga bonito – luaj bukur) dhe është krenari që ai është brazilian”. “Joga bonito” ka qenë stili i Brazilit në kohën e Pelesë, Garrinçës, Tostaos, Zhairzinjos, Didit, vëllezërve Santos, Vavës, Rivelinjos, por nisi të harrohej me dominimin e futbollit europian në vitet 80-të e 90-të, pas humbjeve në Botëror të Brazilit të Tele Santanës në 1982 dhe 1986.

Sfidanti.al