Barcelona zyrtarizon Ferran Torres, Ksavi nis rindërtimin e ekipit

Nuk do të kushtojë lirë, por paratë do të paguhen në 4 këste, dhe shuma e përgjithshme mund të arrijë në 65 milionë euro (55 milionë paundë stërlina për Mançester Sitin). Barcelona merr Ferran Torresin dhe sot e zyrtarizoi si lojtarin e ri të ekipit, me trajnerin Ksavi që ka nisur rindërtimin e ekipit. Siç është traditë në Spanjë, katalanasit i vendosën lojtarit klauzolën 1 miliardë euro në rast transferimi. Sulmuesi 21-vjeçar do të nisë stëritjen me ekipin, ndërsa ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare. Prezantimi i Ferran Torresit do të bëhet në 3 janar, kur të fillojë zyrtarisht periudha e transferimeve.  Lojtari i Spanjës luajti 43 herë për Sitin duke shënuar 16 gola.

Sfidanti.al