Vdes Hugo Maradona, vëllai i legjendës së ndjerë, Diego!

Një atak kardiak ka qenë arsyeja sipas mediave, dhe “La Gazeta delo Sport” e sqaron e para, për t’u ndjekur nga të tjerët. Hugo Maradona ishte 52 vjeç dhe jetonte në shtëpinë e tij në Monte di Proçida, në provincën e Napolit. Ish-lojtari ndahet nga jeta pak më vonë se 1 vit nga vdekja e vëllait të tij më të madh, dhe tepër të famshëm, Diego Armando Maradona. Legjenda e futbollit u shua në moshën 60-vjeçare.

Sfidanti.al