Ç’bën kështu Insinje? Nga Bajerni e Barça shkon në Kanada tek Toronto?!

Oferta është bërë dhe është nga ato që mediat italiane i quajnë “maksi”, pra vërtet të mëdha. Toronto, klubi kanadez i futbollit, paska bërë një “yrysh” për Lorenco Insinjen, por gjëja që duket më e pabesueshme është që kapiteni i Napolit qenka dakord. Me të vërtetë janë 10 milionë euro rrogë në vit, me kontratë 5-vjeçare, por është një kampionat që nuk i përgjigjet nivelit europian, dhe aspak nivelit të yllit të Italisë, që doli kampion i Europës verën e kaluar, dhe që mund të zgjedhë skuadrat më të mira në Angli, Spanjë, Gjermani, Itali apo Francë. Të shohim se çfarë mund të ndodhë, ndonëse oferta është e madhe, pasi flitet për 10 milionë euro përtej taksave, dhe përveç shpërblimeve për golat,asistet dhe objektivat ekiporë apo individualë.

Sfidanti.al