Arsyeja kryesore është ajo e rrogës, pasi holandezi ka pagesën ndoshta më të lartë të skuadrës, dhe ishte i dyti pas Kristiano Ronaldos, edhe pse me diferencë. Matijs De Ligt fiton rreth 17 milionë euro në sezon (nga të cilat 50 për qind janë taksa), ndërsa Juventusi synon të marrë Pol Pogbanë dhe Dushan Vlahoviçin. Që të dy këta do të duan pagesa të larta, sepse normalisht kanë kërkesa nga klubet e tjerë, ndërsa francezi vazhdimisht ka pasur rrogë shumë të madhe. Gjithsesi, nuk do të jetë e lehtë, pasi ish-kapiteni i Ajaksit u pagua shtrenjtë, rreth 75 milionë euro për kartonin kur u mor nga Holanda, ndaj edhe klubi torinez do të kërkojë të përfitojë sado pak.
Sfidanti.al