Klop: Van Dajku është tani në formën e tij më të mirë!

Me qendërmbrojtësin holandez në kulm, Liverpuli arriti suksese të mëdha. Fitoi Championsin në 2019 si dhe Premier Ligën në 2020, por sezoni i kaluar ishte me mjaft probleme sepse Virgil Van Dajku u dëmtua rëndë, ashtu si edhe dy qendërmbrojtësit e tjerë, Matip e Gomez. Gjithsesi, ato kohë tani janë larg dhe trajneri Jurgen Klop është i lumtur me gjendjen e tanishme të holandezit. “Van Dajk është kthyer në formën e tij më të mirë, – tha gjermani, – ai ka qenë në nivel të madh. Le të shpresojmë që të vazhdojë kështu sa më gjatë. Ai u rehabilitua mirë nga dëmtimi, pati nevojë për ritëm dhe tani është rikthyer siç ishte më parë, duke na ndihmuar shumë”. Falë mbrojtjes më të fortë, Liverpuli ka pësuar pak gola këtë sezon në Premier Ligë, 15, vetëm 3 më shumë sesa Siti, 2 më shumë se Çelsi dhe 1 më shumë sesa Uolvesi.

Sfidanti.al