Legjenda Boninsenja: Xheko-Lautaro çift titulli, Ibra nuk i mjafton Milanit!

Vetë ka qenë një “bomber” në gjithë kuptimin e fjalësh dhe tek Interi ka lënë emër të madh. Roberto Boninsenja mendon se zikaltërit kanë një dyshe sulmi që i shtyn drejt titullit në Serinë A. Në një intervistë për “La Gazeta delo Sportin”, 78-vjeçari thekson se Edin Xheko dhe Lautaro Martinez  është çifti i duhur për të mbrojtur kurorën e fituar vjet me Konten. Për tri herë kampionin e Italisë (një herë me Interin, dy herë me Juven), Zllatan Ibrahimoviç nuk i mjafton Milanit për të fituar konkurrencën me interistët.

Sfidanti.al