Krahasimi tek Bajerni, më i mirë Fliku apo Nagelsmani?!

Nuk është e lehtë që të përzgjidhet se cili prej trajnerëve qendron më lart se tjetri, dhe në fund të fundit mund të pyetet nëse ia vlen krahasimi! Gjithsesi, tek Bajerni dy teknikët e fundit kanë qenë shumë të mirë, Hansi Flik dhe Julian Nagelsman. i pari fitoi gjithçka në 2020, përfshi Championsin, ndërsa i dyti po dominon Bundesligësn dhe ka 6 fitore në 6 ndeshje në grupet e Championsit.

Analistë të ndryshëm theksojnë se Fliku kishte lojë më direkte ofensive, që la zbuluar ndonjëherë mbrojtjen, por i dha mundësi Robert Levandovskit që të shpërthente si kurrë ndonjëherë. Po ashtu, ai punoi me Leroi Sanenë dhe Niklas Zylen të dëmtuar, duke arritur 70 për qind të fonmës së tyre. Imagjinoni, çdo të kishte ndodhur nëse ata do të kishin në 100 për qind. Nagelsmani vlerësohet si më elastik nga ana taktike, dhe që bën më shumë rotacion duke mos e lodhur aq shumë skuadrën. Vështirë se mund të bëhet një vlerësim i saktë, por gjithsesi Fliku mbetet më lart sepse pati mundësi të punonte 1.5 sezone me ekipin.

Sfidanti.al