Ka qenë gjithnjë shakatori i grupit, një njeri tradicional, dhe me karakter të fortë. Tomas Myleri, përtej pamjes jo edhe aq elegante për një futbollis të nivelit më të lartë, është padyshim personalitet i topkëmbës gjermane dhe europiane. Sipas statistikave të fazës së parë që sapo ka përfunduar, ylli i Bajernit të Mynihut ka numrin më të madh të asisteve në kampionat në të gjithë Europën, me plot 13 të tillë ndërsa së fundmi festoi edhe ndeshjen e 400-të në Bundesligë. Myleri 32-vjeçar lë prapa Mohamed Salahun e Liverpulit që ka 9 asistë, gjithashtu në një sezon të madh duke qenë “mbreti” i golave të Premier Ligës. Pas tyre janë 4 lojtarë me nga 8 asistë dhe këta janë Oskar Tejo i Vajekanos, Florian Virc i Leverkusenit, Trent Aleksandër-Arnold i Liverpulit dhe Kilian Mbape i Paris SG. Me nga 7 asistë janë Pol Pogba i Man. Junajtidit, Gabriel Zhezus i Man. Sitit, Hakan Çalhanoglu i Interit dhe Andrej Kramariç i Hofenhajmit.
Sfidanti.al