Plot 11 lojtarë të “La Masisë” kanë luajtur për ekipin katalanas këtë sezon. Që nga Pedri, Gavi, Ansu Fati e deri tek Ilias Ahomaç (Akhomach) bëhen plot 11 të tillë që kanë kaluar nëpër akademinë e Barcelonës. Kjo flet për një të ardhme të shkëlqyer të ekipit të drejtuar nga trajneri Ksavi Hernandez, ndonëse për momentin ende duhet të hyjnë në zonën Champions në kampionatin spanjoll. La Ligën e dominon Reali i Madridit që është shkëputur nga rivalët tradicionalë, ndonëse Sevilja është vetëm 5 pikë larg.
Sidoqoftë, Reali nuk po ka shumë “prodhim” nga akademia e vet, “Fabrika” siç e quajnë në Madrid, ndonëse lojtarë të mirë kanë dalë vazhdimisht prej saj. Sipas studimit të Observatorit të Futbollit (CIES), Barça dhe Reali kanë rekordin e lojtarëve që kanë prodhuar e që luajnë në Europë, duke qenë barabar (nga 42), por me “merengesit” luajnë shumë pak. Të rinjtë më të dalluar në Madrid janë “të importit” si Vinisius, Rodrigo apo Kamavigna, ndërsa vetëm dy nga akademia kanë debutuar këtë sezon, Sergio Santos dhe Peter Gonzales. Katalanasit, nga ana tjetër, kanë përdorur këtë sezon 10 lojtarë deri në 21 vjeç, shumica të akademisë së tyre.
Sfidanti.al