Diçka shumë ofenduese për këtë ekip kaq të lavdishëm, që ka rekordin e titujve në NBA bashkë me Boston Sëlltiksat. Gjithsesi, nuk mund të thuash ndryshe për Los Anxhelos Lejkërsat që po tregojnë vjetërsinë e lojtarëve në një sezon shumë të vështirë. Lebron Xhejms me shokë kanë deri tani 16 fitore e 17 humbje, dhe as nuk mund të konkurrojnë në sezonin e rregullt me Feniksin, Golden Stejtin apo Jutahun në Perëndim. Lojtarët janë shumë veteranë, aq sa po quhen “ekip për të dalë në pension”.
Plot 11 lojtarë dhe flitet për ata kryesorët, janë nga 32 deri në 37 vjeç. Le t’i numërojmë: Karmelo Entoni është 37 vjeç, vetë Lebroni i mbush 37 në 30 dhjetor, Trevor Ariza është 36 vjeç, Kent Bejzmor është 32, Darren Kolison, 34, Uejn Elington është po ashtu 34 vjeç, Duajt Hauard i ka mbushur tashmë 36, DeAndre Xhordan është 33, Rejxhën Rondo ka plot 35 vite mbi supe, Rasëll Uestbruk është 33 dhe Ajsajah Tomas 32. Nga yjet më rë rëndësishëm, më i riu është Entoni Dejvis në moshën 28-vjeçare.
Sfidanti.al