Pedri nxiton të bashkohet me “bandën e talenteve” në janar!

Lajmet nga Katalonja janë që mesfushori ka nisur stërvitjen dhe pritet që të jetë në skuadrën e Ksavi Hernandezit muajin e ardhshëm. Pedri u shfaq i qeshur dhe energjik në kompleksin stërvitor dhe shpresohet të lerë prapa dëmtimin që pati dhe që e pengoi shumë gjatë këtij sezoni. Ai pati një edicion të shkëlqyer 2020-2021, me Barcelonën, kombëtaren e Spanjës dhe ekipin olimpik të Spanjë, ndërsa bashkohet me gjeneratën e re në “Kamp Nou”, që pritet ta kthejë Barcelonën në nivelet më të larta.

Brezi i ri i talenteve është krejtësisht produkt i akademisë “La Masia”, është në moshë të re, dhe janë pak a shumë me të njëjtat vite mbi supe, gjenerata e viteve 2000! Ata janë Erik Garsia (21 vjeç), Niko Gonzales (19), Ansu Fati (19), Pedri Gonzales (19) dhe Gavi (17). Po ashtu, me ata bashkohen lojtarë që janë U22, si Riki Puig (22 vjeç), Arauho (22), Mingeza (22), Injaki Penja (22), Kojado (22), Abde (21), Arnau Tenas (20), Balde (18) dhe Ilias Ahomah (17).

Sfidanti.al