Bundesliga, 5 klube për një çmim; kush arrin në Champions?!

Nëse Premier Liga do të ketë një fundjavë infarkti për fatin e titullit kampion, Bundesliga emocionet më të mëdha i ka të përqëndruara tek vendi i katërt. Me Bajernin 4 pikë mbi Dortmundin, kur duhen edhe 2 javë deri në përfundim, janë plot 5 skuadra që pretendojnë vendin e fundit që të kualifikon 100 për qind për në Champions.

Frankfurti ka 54 pikë, Leverkuseni 54, Gladbahu 52, Volfsburgu 52 dhe Hofenhajmi 51.  Në javën e 33-të ndeshjet e tyre janë të tilla: Hofenhajm-Verder, Leverkusen-Shalke, Shtutgart-Volfsburg, Nyremberg-Borusia Mynshengladbah (të gjitha këto, të shtunën në 15:30), dhe Frankfurt-Mainc të dielën në 18:00. Çmimi i vendit të katërt, pra i kualifikimit për në Champions, shkon nga 25 deri në 30 milionë euro.

Sfidanti.al