Kanë luajtur bashkë në një ekip dhe miqësia nuk harrohet. Ksavi Hernandez tregoi klasin e tij në ndeshjen e Barcelonës me Seviljen me një gjest ndaj ish-shokut të skuadrës, Ivan Rakitiçit. Kroati ishte rrëzua përtokë pas një aksioni, dhe trajneri katalanas iu afrua duke i dhënë dorën e duke e ndihmuar që të ngrihet. Ksavi dhe mesfushori kroat kanë qenë së bashku pjesë e Barcelonës së madhe, së bashku me Lionel Mesin, Andres Iniestën, Pikenë, Suarezin apo Busketsin, që fitoi tre trofetë e mëdhenj në 2015, Championsin, La Ligën dhe Kupën e Mbretit.
Sfidanti.al