Pesë ndeshje të Premier Ligës janë shtyrë për këtë turn, dhe mes tyre edhe ajo mes Sauthemptonit e Brentfordit. Ndërsa Armando Broja po përgatitej për të shënuar një tjetër gol në karrierën e tij të re në elitën e futbollit anglez, epidemia e Kovidit bëri punën e saj. Bashkë me sfidën në stadiumin e “Shën Mërisë” (Saint Mary), nuk do të luhen as ato Mançester Junajtid-Brajton, Uatford-Kristël Palas, Uest Hem-Noruiç dhe Everton-Leister. Vetë Sauthemptoni nuk ka raportuar ndonjë situatë epidemike, pra nuk ka të sëmurë me Kovidin, porse ka klube të tjera si Junajtidi, Leisteri, Brentfordi, Brajtoni, Noruiçi, Uatfordi, por edhe Totenhemi, Çelsi e Liverpuli. Gjithsesi, 5 ndeshjet e tjera të fundjavës për momentin janë në plan për t’u luajtur.
Sfidanti.al