Ekëlstoun: Budallallëk të thuash se titulli i Verstapenit ishte i trukuar!

Kampionati botëror i Formula 1 ishte një nga më të bukurit në histori, në mos më i bukuri, por akuzat për manipulim sikur ia prishën pak imazhin. Mercedesi bëri apelime kundër fitores së Maks Verstapenit, dhe Ljuis Hamilton në timonin e makinës së tij akuzoi për “trukim” (ndonëse më pas e përgëzoi holandezin), por ish-shefi i F1, Berni Ekëlstoun, nuk dëshiron të dëgjojë nga këto gjëra. “Të flasësh për manipulim është një budallallëk, gjë pa kuptim, – tha ai, – Hamiltoni në fillim të garës doli jashtë piste dhe u kthye përsëri, ndërsa Verstapeni nuk bëri asgjë të gabuar, por ai nuk u dënua për këtë, pra nuk ka përse të ankohet. Këto janë situata që ndodhin gjatë garave, dhe organizatorët bënë atë që kanë të drejtë për të bërë. Ljuisi është i zgjuar, dhe unë pres që të më thotë se kush e bëri manipulimin”. Verstapeni e parakaloi në xhirone fundit ish-kampionin e botës, duke shfrytëzuar gomat më të freskëta, ndërsa Mercedesi akuzoi për makinën e sigurisë në xhirot përmbyllëse dhe mënyrën sesi u veprua me makinat e parakaluara që ishin mes Hamiltonit dhe pilotit të Red Bullit.

Sfidanti.al