Gara për titull në Itali është plotësisht e hapur, por për skuadrën e dikurshmë të Maradonës gjërat po shkojnë keq. Ndaj Empolit, Napoli pësoi humbjen e tretë në 5 ndeshjet e fundit, ndërsa në fushë për 64 minuta ishte edhe Nedim Bajrami. Mesfushori i kombëtares ishte protagonist për aq sa luajti, duke qenë sërish titullar, dhe toskanët i bënë ballë shumë mirë të besuarve të trajnerit Luçiano Spaleti. Ata madje i shkaktuan humbjen me golin e Patrik Kutrones, ish-sulmuesit të Milanit, 20 minuta para fundit. Ndërkaq, titullar për Empolin ishte mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli (në foto), i cili luajti deri në fund. Pak ditë më parë, trajneri i mesfushorit kuqezi, Andreacoli, kishte thënë se “të kesh një Bajrami të tillë është një gëzim i madh”. Për napolitanët, si përherë titullar mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani që këtë herë ishte në krahun e humbësve. Napoli mbetet me 36 pikë, ndaj 37 të Atalantës ndërsa Milani ka 39 e Interi u ngjit në 40 pas fitores ndaj Kaljarit.
Sfidanti.al