Grizmani kishte humbur kot tek Barcelona, është ringjallur tek Atletiko

Në vetëm 5 ndeshje që ka luajtur në Champions këtë sezon, ka realizuar po aq gola sa ia doli me katalanasit në 16 të tilla vitet e kaluara. Antuan Grizman është rikthyer vetvetja tek Atletiko e Madridit, një lajm i mirë për vetë sulmuesin si dhe për kombëtaren e Francës e trajnerin Didie Deshamp. Grizman pati rol kyç në suksesin e spanjollëve në Porto, që i dha kualifikimin për meritë të tyre në raundin e dytë të Championsit. Ai shënoi gol dhe mori vlerësimin e lartë 9.1. Në këtë sezon, francezi ka 7 gola, ndonëse në La Liga ende nuk e ka treguar më të mirën, ashtu si gjithë skuadra e trajnerit Diego Pablo Simeone. Shpresa e tifozëve është që suksesi në Champions t’i ndihmojë bardhekuqtë që të kthehen në garë edhe për të mbrojtur titullin kampion.

Sfidanti.al