Lebron Xhejms këtë herë ia la dikujt tjetri mjeshtërinë e asisteve, ndonëse sërish bëri një paraqitje të panjollë. Kapiteni i Los Anxhelos Lejkërsave realizoi 30 pikë ndaj Boston Sëlltiksave, në fitoren 117-102, ndërsa pati 4 topa në tabela e 5 asistë. Këtë specialitet, asistet, e pati “merak” Rasëll Uestbruku që shërbeu 11 të tillë, plus shënoi edhe 24 pikë, ndërsa Entoni Dejvis plotësoi paraqitjen e treshes së madhe kaliforniane me 17 pikë e 16 topa në tabela, plus 3 asistë, 2 vjedhje topi e dy bllokime gjuajtjesh. Vetëm kjo treshe, Lebron-Dejvis-Uestbruk, shënoi plot 71 pikë. Miqve nga Bostoni nuk u bëri punë paraqitja e Xhejzën Tatëmit që pati 34 pikë dhe 8 topa në tabela. Rivaliteti Lejkërs-Boston është i madh, me 296 ndeshje mes tyre në NBA dhe nga 17 tituj secili, plus me 12 duele në finale. Lejkërsat janë në vendin e 6-të në Perëndim me 13 fitore e 12 humbje.
Sfidanti.al