Koha nuk është për rekorde, por thjesht për të mbledhur pikët e mundshme. Me tri ndeshje më pak sesa Barcelona, Reali nuk e shpërdoroi “match point”-in e parë në ligën spajnolle, atë në fushën e Osasunës, duke arritur fitore edhe pse aspak të lehtë. Triumfi 3-1 e rikthey në krye të renditjes me 49 pikë, ndaj 48 të katalanasve, ndërsa madrilenët kanë edhe dy ndeshje të prapambetura.
As një superyll si Kristiano Ronaldo nuk mund të luftojë më për rekorde, ndaj edhe u detyrrua të kënaqej me një gol personal dhe me fitoren e ekipit. Dy rrjetat e tjera u shënuan nga Isko dhe Lukas Vaskez, ky në minutën e fundit, ndërsa Osasuna vendase kishte barazuar në minutën e 33-të me Sergio Leonin, ndërsa luajti shumë mirë.
Portugezi ka “vetëm” 13 gola me Realin që ka luajtur 20 ndeshje në kampionat, duke qenë në vendin e tretë të renditjes së shënuesve më të mirë të La Ligës (Pichichi), pas Luis Suarezit (18 gola) dhe Lionel Mesit (17).