Rroftë sistemi ! Trajnerët e shkarkuar “bekojnë zotat” kur ikin…

Ka ndryshuar “moda” e trajnerëve të shkarkuar, madje , ndonjëherë, duket sikur trajnerët qw humbin punën janë më të “lumtur” kur ikin se sa kur ..vijnë! Rasti i fundit ka të bëjë me trajnerin e Teutës, Martini që “bekoi” shkarkimin me fjalë të sheqerosura: “ Unë po largohem, por është si një mirupafshim dhe jo një lamtumirë! Mos harroni se jeni kampionë dhe mund të dilni përsëri kampion ..”

Vite më parë, para se të vinin “çunat e sistemit” me veset e tyre të larmishme , trajneri i shkarkuar dinte të heshte me marifet dhe as nuk u shkonte neper mend që të largohej i “lumtur” si trajnerët e brezit pragmatist. Një brez që ka dhënë dhe po jep prova se në lojën e mbijetesës me presidentët ata janë shpallur kampion të bindjes, kokëulur para “zotave” të tyre, sa për të cilët thuhet pa ngurim : në fillim i fitojnë ata trofetë, më pas vjen merita e trajnerëve..

Do të mbeten të paharruar në “muzeun e pafajësisë” disa largime trajnerësh me fjalë që të lënë..pa fjalë. Vite më parë, kur larguan Bellain,si trajner të ekipit të moshave, fraza e tij befasoi edhe vetë shkarkuesit: “ Nuk e kisha marrë me tapi vendin e trajnerit..”. Kurse një trajner tjetër, që sot është ndër më të nderuarit,( ndaj po e mbajme sekret!) ditën më të keqe të karrierës e tjetërsoi si me magji: “ Mirë bënë që më shkarkuan, sepse kisha bërë disa gabime qe nuk falen”…

Sfidanti.al