Jo Reali dhe jo Juventusi, ku do të jetë e ardhmja e Pol Pogbasë?!

Agjenti i tij i fuqishëm, Mino Raiola, u përgjigj me sarkazëm kur mësoi për interesimin nga Torino për mesfushorin francez. “Të ëndërrosh është falas”, – tha italo-holandezi duke u tallur me mendimin se Juventusi mund të pretendonte për Pol Pogbanë. Në të vërtetë, kjo hipotezë ka qarkulluar shpesh dhe vetë kampioni i botës ka qenë pjesë e bardhezinjve deri në 2016, kur ata dominonin Serinë A dhe arrinin finalen e Championsit në 2015 ndaj Barcelonës. Gjithsesi, kohët kanë ndryshuar dhe “Zonja e Vjetër” është në krizë të thellë financiare, plus edhe në telashe me drejtësinë. Lajmi me të vërtetë i keq për Pogbanë dhe Raiolën (nëse, i vërtetë) është që trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, nuk duket i prirur që të bëjë lëvizje verën e ardhshme për francezin. Kjo, edhe pse Pogba do të kalonte falas sepse kontrata e tij tek Mançester Junajtidi përfundon në 2022. Sipas mediave europiane, Ançeloti nuk është i sigurt nëse lojtari përshtatet në skemat e tij, ndërsa në mesfushë luajnë Kasemiro, Modriç, Kros, por edhe Valverde apo Kamavigna. Me gjasë, francezi mund të mendojë rinovimin me Junajtidin, ose të kalojë tek Paris SG, nëse sheikët do ta donin.

Sfidanti.al