Kovidi bën namin në Portugali, Belenense luan me vetëm 9 lojtarë, pëson 7 gola

I takoi që të luante kundër Benfikës, një ekipi shumë në formë që ende ka shpresë kualifikimi në Champions. Belenense gjithsesi e pati këtë sfidë në momentin më të keq. Ekipi portugez u godit nga një epidemic koronavirusi dhe nuk pati më shumë se 9 lojtarë për të hedhur në fushë. Një portier rezervë luajti si mbrojtës krahu. E gjitha kjo vazhdoi me një ndëshkim prej 7 golash me 0, madje këto u shënuan të gjithë në pjesën e parë që u mbyll 7-0 për Benfikën. Nunjez shënoi të minutën e parë shtesë të pjesës së parë. Në pjesën e dytë, ndeshja u ndëpre sepse u bë shumë qesharake sepse Benfika pati 78 për qind zotërim topi, 13-0 gjuajtjet dhe 11-0 gjuajtjet në portë!

Sfidanti.al