Do të bëhet përurimi këtë vit, madje në 5 dhjetor, dhe pilotët do të provojnë se çfarë shtegu kanë ndërtuar në vendin e madh arab të Gjirik Persik. Gara e parafundit e Botërorit të Formula 1 është në Arabinë Saudite, Çmimi i Madh që do të zhvillohet në Jeda. Sipas informacionit mediatik europian, mësohet se shpejtësia mesatare e makinave në një pistë të tillë arrin në 250 km në orë. Asnjë pistë tjetër në Formula 1 nuk është kaq e shpejtë. Deri tani, shumë të shpejta janë pistat në Monza dhe Spa-Frankorshamp. Shpejtësia më e madhe në Monzë është 263-264 km në orë, ndërsa rekordi në Spa është më pak se 250 km në orë (maksimumi). Silverstoni e ka pasur 259 km në orë. Në Jeda ka shumë kthesa, por jo shumë të forta dhe frenimet e fuqishme janë vetëm dy. Kjo do të thotë se mund të ketë parakalime.
Sfidanti.al