Sikur te mos mjaftonte vjedhja per te disaten here e parave te bankave, por edhe shume halle te tjera , na del nje lajm hutues, se Duka po kandidon per anetar te Komitetit Ekzekutiv ne UEFA. T’ja vesh kujes apo ta quajmë .. bereqet. Në një vend ku masa dhe logjika jane arratisur me kohe, kjo eshte e tepert. Ne fakt persa i perket Dukes personalisht, kjo eshte ne rrjedhen logjike te asaj qe ai ka bere me futbollin dhe me institucionin e futbollit. Çdo njeri brenda FSHF punon per imazhin e presidentit te saj, futbolli eshte sebepi. Nëse nuk lidhen me presidentin te gjitha gjerat qe behen e shkruhen jane te pavleshme, madje te dëmshme.
Me kujtohet nje emision i Adriano Çelentanos “Rock Politik” i vitit 2005 ne te cilin donin te gjenin nje te mire qe Berluskoni kishte bere jo per veten e tij, por per te gjithe Italianët. Pasi e shtrydhen kujtesen gjate ,i bëjnë nje telefonate nje bashkepunetori te Berluskonit, por edhe ai iu tha se do bente disa telefonata dhe do i kthente pergjigje te nesermen . Eshte e njejta situate edhe me kete presidentin tone. Ka punuar e bere shume gjera per veten, sa nuk duket asgje per futbollin. Dhe ne kete gare qe ai paska “ me disa figura te erreta” sikur te mos fitoje do te jete i paafte , sepse sado te “erret” te jane ata kantidatet e tjere , nuk ka asnje mundesi qe ata te kene punuar per veten siç ka bere ky toni.. Meqenese e permendem kete pjesen e Benignit me Çelentanon, kushedi sa do jete lodhur media e tij per te gjetur ndonje te mire qe ai ka bere per futbollin. Thonë se edhe ata, si në rastin e Berluskonit, …kane filluar te bejne telefonata.
Sfidanti .al